Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Kurban Bajrami, Berisha: I madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet e mbarësi

Në një foto të publikuar bashkë me gruan e tij Liri Berisha, kreu i Partisë Demokratike, ka uruar ndjekësit e tij për “Kurban Bajramin”. Në një postim në rrjetin social Facebook, Sali Berisha ka uruar shqiptarët që i madhi Zot t’i kthejë sakrificat në shëndet, mbarësi, dhe suksese. “Gëzuar Kurban Bajramin miq. Uroj që i madhi Zot të kthejë sakrificat tuaja në shëndet, mbarësi, suksese për ju, familjet tuaja dhe kombin tonë”, shkruan Berisha.
Burimi: Opinion.al