Kur trupi bëhet verb: Sintaksa e dëshirës dhe poetika e heshtjes në “Grue prej zjermi” të Donika Dabishevcit
Vështrim poetologjik mbi gjuhën, ritmin, trupin dhe subjektivitetin në poezinë e Donika Dabishevcit Nga DR. MIGENA ARLLATI Në “Grue prej zjermi”, trupi nuk është vetëm temë e poezisë dhe as vetëm hapësirë e përjetimit erotik. Ai bëhet veprim: subjekti trupor hyn në ligjërim si bartës i dëshirës, i kundërshtimit, i prekjes, i ndjekjes, i pushtimit dhe i çlirimit. Prandaj, për ta kuptuar subjektivitetin femëror të këtij vëllimi, nuk mjafton të pyesim se çfarë përfaqëson trupi; duhet të shohim se çfarë bën ai në verb / gjuhë.[2] Vëllimi poetik Grue prej zjermi i Donika Dabishevcit është një nga ato vepra në të cilat përvoja e trupit nuk mbetet vetëm në nivelin e temës, por depërton në vetë mënyrën se si ndërtohet ligjërimi poetik. Trupi nuk shfaqet vetëm si...
Burimi:
kultplus.com