AKT dhe Universiteti i Durrësit, marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e sektorit të turizmit
Agjencia Kombëtare e Turizmit dhe Universiteti “Aleksandër Moisiu” Durrës nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në sektorin e turizmit dhe forcimin e lidhjes ndërmjet akademisë dhe industrisë turistike. Marrëveshja u nënshkrua nga drejtoresha e përgjithshme e AKT-së, Jola Hysaj, dhe rektori i UAMD-së, prof. dr. Shkëlqim Fortuzi, me synimin për të nxitur praktikat profesionale, programet e studimit dhe punës, trajnimet, projektet e përbashkëta, kërkimin shkencor dhe zhvillimin e aftësive të reja për studentët dhe profesionistët e turizmit. “Një partneritet që investon te brezi i ri, forcon kapitalin njerëzor të turizmit shqiptar dhe kontribuon në promovimin e Shqipërisë si një destinacion konkurrues, inovativ dhe gjithëvjetor”, tha Hysaj. Në fokus të këtij bashkëpunimi, rektori Fortuzi theksoi rëndësinë e krijimit të mundësive konkrete për studentët,...
Burimi:
kultplus.com