Turizmi shqiptar drejt një faze të re, Gonxhja thekson rëndësinë e investimeve
Shqipëria po hyn në një fazë të re të zhvillimit të turizmit dhe hotelerisë, ku krahas rritjes së numrit të vizitorëve, vëmendja po përqendrohet edhe në cilësinë e shërbimeve, standardet, investimet dhe fuqizimin e kapitalit njerëzor. Kështu ka bërë të ditur ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, përmes një postimi, ku ka ndarë disa nga çështjet e trajtuara në Future Hospitality Forum. Gonxhja ka theksuar se sfida për sektorin nuk qëndron vetëm te rritja e numrit të turistëve, por te mënyra se si kjo rritje përkthehet në zhvillim të qëndrueshëm të industrisë së turizmit dhe hotelerisë. “Sot, sfida jonë shkon përtej rritjes së numrit të vizitorëve: synimi është që kjo rritje të përkthehet në më shumë cilësi, standarde më të larta, shërbim profesional,...
Burimi:
kultplus.com