“Vdekja e Nositit”, poezia e Lasgush Poradecit

“Vdekja e Nositit”, poezia e Lasgush Poradecit

Një nga poezitë më të njohura të poetit Lasgush Poradeci, ku sakrifica, dashuria dhe vdekja ndërthuren në një nga figurat më të fuqishme të lirikës shqiptare. Me zjarr ju flas… me zjarr.Në gjirin tim kam hapur varr…Që t’i jap shpresë-edhe t’j-a marr… Un’ ik liqerit zemërakFatlum dh’ i pastër si zëmbak,Po zemra ime kullon gjak: Se vijnë-urtuar zogjtë-e mi,Dh’ u jap ushqim me dashuri-Një dashuri për llaftari: Pa nis ah! gjirin t’a godas…Dh’ e hap ah!-gjirin më një ças…Dh’ i nginj ah! zogjtë-e vdes me gas!…Ahere – helmohet e buçetpas mallit t’im liqeri – i shkret,e rit tallazin posi det.Ay e tund, ay e shkund,ay e hap sa me të mund,gjer mu në gjit, gjer mu në fund.E shpirtin dyke m’a përcjellë,më thotë-ah! Shif sesa...