Kur reagonte Eqrem Çabej: Gjuha element i naltë kulture, jo objekt mode!

Kur reagonte Eqrem Çabej: Gjuha element i naltë kulture, jo objekt mode!

Nga Eqrem Çabej Nga shtyllat e Shekullit të Ri të verës, si dhe nga ato të Gazetës së Re duket çiltas se një epidemi grafomanie paska kapur shumë ‘Krena të naltë’! Kush në jetën e tij ka pasur raste të mësojnë anglishten nëpër fabrikat e Amerikës, gjermanishten në tabarin-et e Vjenës, frëngjishten në Mont Martre, e italishten në kafetë e Barit, sot, i fryrë si gjel deti, na del përpara, i stolisur me rrobën transparente të pseudonimit, e… – o temporal, o mores! – me gjest dramatik na flet mbi filologji! Avanti pra! Parturiunt montes, nascetur ridiculus mus! Pra, sikundër...