Kur pushteti i inteligjencës shantazhon median

Kur pushteti i inteligjencës shantazhon median

Kur pushteti i inteligjencës shantazhon median Një fjali në hyrje të GJKKO-së ngre pikëpyetje të forta mbi përdorimin e informacionit, autoritetin e një ish-drejtueseje të SHISH-it dhe kufirin mes akuzës publike dhe presionit ndaj medias. Nga Lindita Çela Ka momente kur një fjali e vetme apo skena që zgjasin vetëm disa sekonda tregojnë shumë për mënyrën se si funksionon një shtet, për mënyrën se si zgjidhen drejtuesit e tij, por, mbi të gjitha, për nivelin e tyre jo vetëm profesional, por edhe për raportin që ata kanë me zbatimin e ligjit. Të gjitha këto na i tregoi, në ato pak sekonda, Vlora Hyseni, ish-drejtuese e Shërbimit Informativ të Shtetit, në hyrje të Gjykatës së Posaçme, ku ishte paraqitur për vlerësimin e masës së sigurisë lidhur...