Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kur kredia bëhet mënyrë jetese: Ndërtojmë, blejmë, udhëtojmë… me lekë që ende nuk i kemi në xhep
Nga Marjo Brakaj Shqiptarët po trokasin më shpesh në dyert e bankave këtë vit për kredi. Muajin e shkuar ata morën 34.4 miliardë lekë hua nga 33.5 miliardë majin e një viti më parë. Rritja përllogaritet me gati 3 për qind. Marrë që nga fillimi i vitit, shqiptarët kanë marrë 164.1 miliardë lekë kredi nga 105.6 miliardë në janar-majin e një viti më parë. “Arsyeja kryesore siç është shprehur edhe Banka e Shqipërisë lidhet me kreditë hipotekore për blerje të pasurive të paluajtshme. Ky është sektori kryesor ku po investohet. Ka një rritje gati 7-fish në raport me periudhat e...