Kur fisi largohet nga territori, a zhduket edhe prejardhja?
Çfarë na mëson një studim mbi fiset shqiptare për leximin e historisë së Peshterit.[1] Nga: Ismet Azizi Historia e popullsisë së Peshterit nuk mund të kuptohet vetëm përmes regjistrimeve të popullsisë dhe kategorive kombëtare që shtetet kanë përdorur në shekujt XIX dhe XX. Nën emërtimet që shfaqen në statistika mund të fshihen procese shumë më të gjata: shpërngulje, islamizim, dygjuhësi, ndryshim i gjuhës, integrim në mjedise të reja dhe, më në fund, reinterpretim i identitetit. Një këndvështrim interesant për t’i kuptuar këto procese ofron studimi i Caspar ten Damit, Sa (pak) dimë për fiset shqiptare: Reflektime dhe të dhëna në tabela [What (Little) We Know about Albanian Tribes: Reflections and Tabulations], i ndërtuar si një lexim kritik dhe plotësues i veprës së njohur të Robert Elsiet, Fiset...
Burimi:
inforculture.info