Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Kur duhet të shkruhet “hiq” e kur “hiç”…
Nga Ilmi Rexhepi Hiq dilemat dhe nuk gabon hiç! Fjala “hiq” është folje në mënyrën urdhërore: hiq maskën! Hiq kapelën!… Pra, unë heq, ti heq, ai heq…, urdhërorja: hiq, hiqni! Ndërsa fjala “hiç” përdoret herë si emër (nga hiçi në hiç), herë si ndajfolje (nuk shoh hiç), herë si përemër i pacaktuar (nuk ka hiç fare) dhe herë si mbiemër (ajo ishte një hiçe). Që të dallohet kur përdoret si emër, kur si ndajfolje, kur si përemër i pacaktuar e kur si mbiemër, është e vështirë dhe punë gramatikanësh, por ne, kur kemi dilemën se a ta shkruajmë me q...