Kuqezinjtë po shkëlqejnë! Juljan Shehu shënon dhe shpallet lojtari i ndeshjes, Muçi & Seferi realizojnë në Kupë

Kuqezinjtë po shkëlqejnë! Juljan Shehu shënon dhe shpallet lojtari i ndeshjes, Muçi & Seferi realizojnë në Kupë

Legjionarët shqiptarë kanë regjistruar paraqitje pozitive me klubet e tyre në arenën ndërkombëtare. Juljan Shehu vazhdon të jetë protagonist me Widzew Lodz. Pas debutimit me Kombëtaren, mesfushori kuqezi ka gjetur rrugën e rrjetës në dy ndeshjet e fundit, ndërsa këtë fundjavë shënoi ndaj Lechia Gdansk në fitoren 2-0 të Widzew Lodz. Përveç golit, Shehu zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe u shpall lojtari i ndeshjes, me notën 7.9 nga sajti i specializuar për statistika, Sofascore. Ernest Muçi u rikthye te goli në Turqi me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol të bukur në çerekfinalen e Kupës së...
Burimi: Telesport.al