Kundërpërgjigje ndaj draftit penal/ Avokati Zhllima propozon burgim të përjetshëm për ligjet që cenojnë demokracinë

Kundërpërgjigje ndaj draftit penal/ Avokati Zhllima propozon burgim të përjetshëm për ligjet që cenojnë demokracinë

Avokati Gylsen Zhllima ka reaguar ashpër ndaj draftit të ndryshimeve në Kodin Penal, duke paraqitur një kundërpropozim që synon mbrojtjen e rendit kushtetues dhe sistemit demokratik në Shqipëri. Në bazë të nenit 81 të Kushtetutës, Zhllima sugjeron shtimin e nenit 73/a në Kodin Penal, i cili parashikon dënimin me burgim të përjetshëm për çdo akt ligjvënës që bie ndesh me konventat ndërkombëtare të ratifikuara nga Shqipëria, kufizon ose heq të drejtat e qytetarëve, nxit urrejtje ndaj demokracisë apo krijon rrethana frike dhe pasigurie në shoqëri. Sipas propozimit, zyrtarët e lartë që hartojnë ose propozojnë ligje me qëllim ndryshimin e sistemit...