Kumbaro: Orët e humbura do të plotësohen. Ngremë ekip psikologësh për fëmijët e prindërit
Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me 25 drejtues të gjimnazeve të Tiranës, në ambientet e Ministrisë së Arsimit. Në fjalën e saj, ministrja Kumbaro tha se orët dhe programi mësimor do të plotësohen, ndërsa njoftoi se ka ngritur një ekip psikologësh në dispozicion të fëmijëve dhe prindërve. Sipas saj, procesi mësimor ka vijuar normalisht, ndërsa dje pjesëmarrja ka qenë më e lartë se të premten e kaluar. “Mirënjohje secilit, sepse kanë qenë garancia kryesore e besimit te prindërit. Dje kemi pasur pjesëmarrje më të madhe në shkollë sesa ditën e premte, për shkak të frikës dhe panikut për t’i sjellë fëmijët në shkolla. Secili nga drejtorët, bashkë me mësuesit, psikologët dhe oficerët e sigurisë,...
Burimi:
kohajone.com