Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

Kumbaro mbledh mësuesit në Gjirokastër, flasin për etikën në shkollë: Respekti dhe toleranca kultivohen që në bankat e shkollës

Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Zyra Arsimore Vendore Gjirokastër me rastin e Ditës së Etikës në Shkolla, ku nxënës dhe mësues përcollën mesazhe për respektin, mirësinë, tolerancën dhe bashkëjetesën me mendimin ndryshe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kumbaro ndau momente nga ky organizim, duke vënë theksin te rëndësia e edukimit të brezave të rinj me kulturën e respektit dhe përgjegjësinë për të dëgjuar e pranuar mendimin ndryshe. Sipas ministres, etika në shkollë nuk lidhet vetëm me rregullat e sjelljes, por edhe me aftësinë për të argumentuar, për të respektuar mendimet e të tjerëve dhe për të zhvilluar diskutime mbi bazën e argumentit dhe jo të kundërshtimit pa arsye. “Etika është edhe ndërgjegjësimi për përgjegjësinë e përbashkët që...