Kumbaro: Mbi 4.7 milionë turistë të huaj në gjashtë muaj, qershori sjell rekord të ri

Kumbaro: Mbi 4.7 milionë turistë të huaj në gjashtë muaj, qershori sjell rekord të ri

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka publikuar të dhëna të reja për fluksin e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë në gjysmën e parë të vitit 2025. Kumbaro thotë se 4.76 milionë vizitorë të huaj gjatë gjashtëmujorit të parë janë tregues i rritjes së stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike. “4.76 milionë vizitorë të huaj në gjashtë muajt e parë të këtij viti janë tregues i një rritjeje të stabilizuar të flukseve hyrëse dhe ekuilibrave të qëndrueshëm në menaxhimin e ofertës turistike, ndërsa 1.32 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë...
Burimi: Javanews.al