Zjarret përfshijnë destinacionet turistike në Evropë, evakuohen fshatra në ishullin grek Paros
Zjarret masive po vazhdojnë të godasin disa prej destinacioneve më të njohura turistike në Evropë, ndërsa autoritetet janë detyruar të evakuojnë banorë dhe pushues në disa zona. Në ishullin grek Paros, nëntë fshatra janë evakuuar si pasojë e një zjarri që po përhapet me shpejtësi. Pamjet e publikuara në rrjete sociale tregojnë flakë të mëdha që kanë përfshirë zonat malore, ndërsa tymi i dendur ka mbuluar një pjesë të ishullit, shkruan Daily Mail. Sipas mediave greke, ekipet emergjente po luftojnë me zjarrin pa ndërprerje që nga pasditja e së martës, ndërsa banorët janë larguar drejt zonave më të sigurta, përfshirë plazhet, sipas udhëzimeve të autoriteteve, transmeton Sinajli. Situata e rëndë me zjarret ka prekur edhe disa shtete të tjera evropiane. Në Francë, një nga zjarret...
Burimi:
kultplus.com