Zëvendësministrja Tijana Veljković priti Këshillin Konsultativ për Komunitete, u diskutua për bashkëpunimin në kulturë

Zëvendësministrja Tijana Veljković priti Këshillin Konsultativ për Komunitete, u diskutua për bashkëpunimin në kulturë

Zëvendësministrja e Kulturës dhe Turizmit, Tijana Veljković, ka pritur në takim përfaqësuesit e Këshillit Konsultativ për Komunitete, që vepron në kuadër të Zyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Mirjeta Qehaja. Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e bashkëpunimit institucional dhe dialogut të vazhdueshëm në fushën e kulturës, si dhe për forcimin e koordinimit ndërmjet institucioneve në mbështetje të iniciativave me interes publik. Sipas Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit, në takim u theksua rëndësia e promovimit të kulturës, respektimit të diversitetit kulturor dhe zhvillimit të partneriteteve që kontribuojnë në avancimin e politikave kulturore. Ministria ritheksoi përkushtimin e saj për të kultivuar dialog të hapur dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me institucionet dhe mekanizmat përkatës, në funksion të zhvillimit të sektorit të kulturës dhe...