Zbulohen tetë shpella misterioze në Mars, mund të fshehin gjurmë të jetës
Shkencëtarët kanë identifikuar tetë shpella të pazakonta në sipërfaqen e Marsit, të cilat mund të kenë një rol të rëndësishëm në kërkimin për jetë jashtëtokësore dhe në misionet e ardhshme njerëzore në Planetin e Kuq. Zbulimi është bërë përmes analizës së imazheve me rezolucion të lartë të marra nga orbitat rreth Marsit, raporton The Daily Galaxy. Sipas studiuesve, këto zgavra janë formuar nga tunele të lashta llave. Miliarda vite më parë, rrjedhat e llavës krijuan kanale nëntokësore, ndërsa shtresat e sipërme u ftohën dhe u ngurtësuan. Me kalimin e kohës, disa pjesë të këtyre tuneleve u shembën, duke krijuar hyrjet e mëdha që sot mund të vëzhgohen nga orbita. Ekspertët besojnë se kushtet brenda këtyre shpellave janë shumë më të qëndrueshme sesa në sipërfaqen e...
Burimi:
kultplus.com