William Makepeace Thackeray, mjeshtri i satirës angleze që la gjurmë në letërsinë botërore
Sot kujtohet lindja e shkrimtarit britanik William Makepeace Thackeray, një prej autorëve më të rëndësishëm të letërsisë angleze të shekullit XIX. I lindur më 18 korrik 1811 në Kalkutë të Indisë Britanike, Thackeray u bë i njohur për romanet dhe shkrimet e tij satirike, të cilat trajtonin me ironi jetën dhe moralin e shoqërisë britanike. Vepra e tij më e njohur është romani “Vanity Fair” (Panairi i Kotësisë), i botuar në vitet 1847–1848, i cili konsiderohet një nga kryeveprat e letërsisë viktoriane. Ai është autor edhe i romaneve “The Luck of Barry Lyndon”, “Pendennis”, “The Newcomes” dhe “The History of Henry Esmond”, ndërsa shumë prej veprave të tij vazhdojnë të lexohen edhe sot. Para se t’i përkushtohej letërsisë, Thackeray punoi si gazetar dhe ilustrues, duke...
Burimi:
kultplus.com