VIDEO / Restaurohet pas 69 vitesh filmi i parë shqiptar ‘Fëmijët e saj’! Rama: Punë e çmuar!

VIDEO / Restaurohet pas 69 vitesh filmi i parë shqiptar ‘Fëmijët e saj’! Rama: Punë e çmuar!

Filmi “Fëmijët e saj”, prodhimi i parë tërësisht shqiptar i realizuar në vitin 1957, është restauruar dhe pritet të rikthehet së shpejti për publikun në një premierë të veçantë në Kinema Drita, pranë Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit. Me regji dhe skenar të Hysen Hakanit, filmi konsiderohet një nga veprat themeluese të kinematografisë shqiptare. Në të interpretojnë disa prej emrave më të njohur të artit shqiptar, si Marie Logoreci, Marika Kallamata, Naim Frashëri, Xhemal Berisha, Loro Kovaçi, Vangjeli Pikuli, Esma Agolli, Pjetër Gjoka dhe Bejtulla Kurtheshi. Muzika është kompozuar nga Tish Daija, ndërsa drejtimin e fotografisë e ka realizuar Sokrat Musha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama publikoi disa fragmente nga versioni i restauruar i filmit dhe vlerësoi punën e bërë për ruajtjen e...