Unë ngrihem përsëri
Poezi nga Maya Angelou Mund të gëzohesh se po më braktis,Se nga dhimbja e gjitha po mpihemTi mendon se po më shkel me këmbë,Por si pluhur, unë përsëri do ngrihem.Te shqetëson kryelartësia ime?Ç’gjë të shkaktoi, papritur mërzinë?Se unë rri sikur kam puse me nafte,Që burojnë aty poshtë në kuzhinë?Njësoj si dielli, njësoj si hënaNë baticat në harmoniNjësoj si shpresa që çohet lart,Unë do ngrihem përsëri.Dëshiroje të më shihje të thyer,Me kokë të ulur e sy me lot,Me supe varur si lule thare,Grua e mjerë që një fjalë se thotë?Mos të lëndon krenaria ime,Mos ndoshta kujton se po lajthis,Se qesh sikur kam miniera ari,Atje prapa, në oborrin e shtëpisë?Mund të më qëllosh me fjalët e tua,Mund t’i plagosësh sytë e mi,Mund të më vrasësh me urrejtjen...
Burimi:
kultplus.com