UEFA kërcënon me bojkot të Kupës së Botës për planin e FIFA-s
UEFA ka paralajmëruar se do të bojkotojë Kupën e Botës nëse FIFA vazhdon me planin për të lejuar investitorë privatë të blejnë pjesë në kompaninë që do të menaxhojë aktivitetet e saj më të mëdha, si “Kupa e Botës” dhe “Kupa e Botës për Klube”. Në një deklaratë të ashpër, qeveria evropiane e futbollit theksoi se asnjë kombëtare anëtare e UEFA-s nuk do të marrë pjesë në garat e FIFA-s për sa kohë ky propozim mbetet në fuqi. “Kupa e Botës nuk mund të trajtohet si një produkt investimi. Ajo nuk është në shitje dhe asnjë pjesë e saj nuk duhet t’u dorëzohet investitorëve privatë”, deklaroi UEFA. FIFA njoftoi të martën krijimin e një filiali komercial, FIFA Forward Enterprise (FFE), ku investitorët privatë do të...
Burimi:
kultplus.com