U.D. Presidentja Haxhiu mori pjesë në rihapjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës

U.D. Presidentja Haxhiu mori pjesë në rihapjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë sonte në rihapjen e Galerisë Kombëtare të Kosovës. Në fjalën e saj para të pranishmëve, U.D. Presidentja Haxhiu tha se Galeria Kombëtare e Kosovës u themelua më 1979, në një kohë kur ngritja e institucioneve kulturore ishte pjesë e përpjekjes së Kosovës për arsimim dhe afirmim. Ajo më tej tha se gjatë viteve që pasuan, artistët e asaj kohe i dhanë artit të Kosovës një fizionomi të vetën, të mbruajtur nga përvoja e vendit tonë dhe nga trysnia politike brenda të cilës duhej të krijonin. “Gjatë viteve të 90-ta, pushteti serb i largoi artistët shqiptarë nga institucionet ku kishin punuar dhe ekspozuar deri atëherë. Jeta artistike u zhvendos në hapësirat të pazakonshme...