U.D. Presidentja Haxhiu: Dua Lipa e ka bërë Kosovën pjesë të rrëfimit të saj publik kudo ku ka qenë e pranishme
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se Dua Lipa e ka bërë Kosovën pjesë të rrëfimit të saj publik kudo ku ka qenë e pranishme. Sipas saj, Sunny Hill lindi nga kjo lidhje dhe nga dëshira e saj për të sjellë në Prishtinë artistë me të cilët ndan skenat më të mëdha të botës. “Për artistët e rinj shqiptarë, festivali është një nga rastet e rralla për të dalë para një publiku kaq të madh dhe të larmishëm. Ndërkohë, mijëra njerëz nga vende të ndryshme udhëtojnë drejt Prishtinës pikërisht për Sunny Hill-in. Për shumë prej tyre, festivali është edhe takimi i parë i drejtpërdrejtë me Kosovën, me qytetin dhe me njerëzit e saj. Pak ngjarje kulturore i kanë...
Burimi:
kultplus.com