U.D. Presidentja Albulena Haxhiu: Mohimi i gjenocidit e zhbën punën e drejtësisë dhe e mban të pranishme mendësinë që i parapriu krimit
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, mori pjesë në aktivitetin përkujtimor me rastin e 31-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, ku tha se mohimi i gjenocidit e zhbën punën e drejtësisë dhe e mban të pranishme mendësinë që i parapriu krimit. Sipas Presidencës, Haxhiu theksoi se slogani “Never Again” ishte zotimi i Evropës dhe i bashkësisë ndërkombëtare pas Holokaustit, por se ky zotim dështoi në Srebrenicë. Ajo tha se Kosova e njeh dhimbjen e dëbimit, humbjes së familjarëve dhe kërkimit të drejtësisë, duke shtuar se e di edhe rëndësinë e ndërhyrjes në kohë të bashkësisë ndërkombëtare. Haxhiu u shpreh se Srebrenica mbetet një nga dështimet më të mëdha të mbrojtjes ndërkombëtare, pasi civilët nuk u mbrojtën pavarësisht garancive të dhëna nga...
Burimi:
kultplus.com