Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga risitë krijimi i këndit “Arkeologu i vogël”

Transformimi i Muzeut të Durrësit, një nga risitë krijimi i këndit “Arkeologu i vogël”

Pas një investimi të rëndësishëm , Muzeu Arkeologjik i Durrësit vjen i transformuar, me hapësira moderne dhe funksione të reja në shërbim të vizitorëve.Drejtori i Qendrës Muzeore Durrës, Alban Ramohitaj, thekson se rikonstruksioni ka sjellë një riorganizim të plotë të ambienteve, duke e kthyer muzeun në një hapësirë bashkëkohore ekspozimi dhe edukimi. “Tashmë, muzeu funksionon në tre kate të mirëstrukturuara, ku çdo kat i dedikohet periudhave dhe tematikave të ndryshme të trashëgimisë arkeologjike”, tha Alban Ramohitaj, drejtor i Qendres Muzeore Durrës. Një nga risitë më të veçanta është krijimi i këndit “Arkeologu i vogël”, një hapësirë edukative e dedikuar për fëmijët, që synon t’i afrojë ata me historinë përmes lojës dhe ndërveprimit.Po ashtu, muzeu është pajisur me ambiente të posaçme për ekspozita të përkohshme dhe...

TË FUNDIT

MË SHUMË