Timo Flloko në ekranin e Berlinit, “Vdekja e Kalit” hap festivalin e filmit shqiptar
Në zemër të Berlinit, në kinemanë historike Kino Babylon, nga 7 deri më 13 maj do të mbahet festivali “Fly Like An Eagle”, një javë e dedikuar historisë dhe transformimit të kinemasë shqiptare. Festivali sjell në ekran klasikët e Kinostudios “Shqipëria e Re”, por edhe produksione bashkëkohore shqiptare, duke krijuar një urë mes së kaluarës dhe brezit të ri të autorëve të filmit. Mbrëmja e parë do të zhvillohet sot, më 7 maj, në orën 19:30, me shfaqjen e filmit kult “Vdekja e Kalit”, me regji të Saimir Kumbaros dhe interpretimin e Timo Fllokos, Raimonda Bulkut dhe Niko Kanxherit. Filmi konsiderohet një nga veprat simbolike të fillimit të viteve ’90, pasi pasqyron periudhën e trazuar të tranzicionit shqiptar dhe shembjen e strukturave të vjetra përmes...
Burimi:
top-channel.tv