Thënie shkodrane: Zoti të dhashtë bereqet n’tru!
• Prej fmijës dhe budallës mësohet e vërteta. • Fukaraja ma mirë mos leftë. • Aj mend xixi mend, as për vedi as për kënd. • Lype – s’ta japin; merre – s’t’thojnë gja. • Kur s’ke pula mos ban “ish”. • Ka thanë frati shko te shtrati n’mos t’marrtë gjumi t’pushon shtati. • Grueja asht si gjarpni nën jastek. • Deka me nder asht kapak florini. • Ç’ka del prej mice gjun për mij… • A ke pa me fjetë? • Kryet thi e menden fmi. • Zoti të dhashtë bereqet n’tru • T’bana bir, me hjekë mirë; m’dole dreq me hjekë keq. • Mendja e madhe e zeza e t’zot. • Inatin e mramjes, lene për nadje… • Gungaçit vetëm vorri ia drejton...
Burimi:
kultplus.com