The Guardian shkruan për mbështetjen e Dua Lipës ndaj protestave kundër projektit në Sazan dhe Zvërnec
Deklarata e Dua Lipës në mbështetje të protestave kundër projektit turistik që parashikohet të ndërtohet në ishullin e Sazanit dhe në zonën e Zvërnecit ka marrë vëmendjen e medias prestigjioze britanike The Guardian. Në një artikull të publikuar së fundmi, gazeta britanike e cilëson këngëtaren shqiptare me famë botërore si mbështetësen më të njohur të lëvizjes qytetare kundër projektit të resortit luksoz, i cili mbështetet nga investitorë të lidhur me familjen Trump. Gjatë një bisede me akademiken dhe shkrimtaren shqiptare Lea Ypi në podcastin e saj Service95 Book Club, Dua Lipa tha se ishte “frymëzuese” të shihte se sa shumë njerëz kujdesen për mbrojtjen e natyrës dhe hapësirave të mbrojtura. “Ajo që më shqetëson është parimi që qeveria mund të ndryshojë ligjin për të hequr...
Burimi:
kultplus.com