“The Blue Hour” e Anita Muçollit: një udhëtim mes kujtesës, diasporës dhe atdheut të ndërtuar nga tregimet
Dilara Sollova Në hapësirën mes kujtesës dhe përvojës së tashme, mes asaj që lihet pas dhe asaj që vazhdon të jetojë brenda njeriut, artistja Anita Muçolli sjell ekspozitën personale “The Blue Hour”, kuruar nga Hana Halilaj. Një ekspozitë që hap një dialog të ndjeshëm mbi diasporën, migrimin dhe mënyrën se si një vend mund të vazhdojë të ekzistojë përmes rrëfimeve, objekteve, fotografive dhe kujtimeve të trashëguara. Titulli i ekspozitës i referohet atij momenti të ndërmjetëm mes dritës dhe errësirës, një gjendjeje ku asgjë nuk është plotësisht e përcaktuar. Pikërisht në këtë hapësirë të ndërmjetme vendoset edhe përvoja që trajton Muçolli, ajo e një brezi që rritet mes dy vendeve, mes një realiteti të jetuar dhe një atdheu të njohur përmes tregimeve. Përmes veprave të saj,...
Burimi:
kultplus.com