Tetë vjet pa Bekim Lumin, trashëgimia e tij vazhdon të jetojë
Tetë vjet nga ndarja nga jeta, emri i regjisorit Bekim Lumi vazhdon të kujtohet si një nga figurat më të rëndësishme të teatrit bashkëkohor në Kosovë dhe në hapësirën shqiptare. Përmes një krijimtarie të veçantë regjisoriale, ai la pas një trashëgimi të gjerë artistike, me shfaqje që u vlerësuan për kërkimin estetik, interpretimin dhe gjuhën e tyre të veçantë skenike. Ndër veprat më të njohura të Bekim Lumit janë “Këmisha e gjakut”, “Arturo Ui”, “Dilerat”, “Mësimi”, “Galani”, “Shtëpia e Bernarda Albës”, “Çifti Martin”, “John Cage’s Hamlet” dhe “Nana dhe fëmija”. Përmes këtyre realizimeve, Lumi solli një qasje të re ndaj teatrit, duke e konceptuar skenën si një hapësirë kërkimi, eksperimentimi dhe komunikimi të drejtpërdrejtë me publikun. “Këmisha e gjakut”, e realizuar përmes Teatrit Laborator “Loja”,...
Burimi:
kultplus.com