“Telegraph”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më të preferuara në Evropë

“Telegraph”: Shqipëria, një nga destinacionet turistike më të preferuara në Evropë

Shqipëria është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara të Evropës, falë ujërave të kristalta, peizazheve natyrore, çmimeve konkurruese dhe promovimit të saj në rrjetet sociale, shkruan media britanike “Telegraph”. Vetëm pak vite më parë, vendi ishte një destinacion ende pak i njohur për turistët ndërkombëtarë, por vitet e fundit ka përjetuar një rritje të jashtëzakonshme të numrit të vizitorëve. Plazhet e Rivierës Shqiptare, qytetet historike dhe bukuritë natyrore kanë tërhequr gjithnjë e më shumë udhëtarë nga e gjithë bota. Numri i vizitorëve në Shqipëri vijon të rritet, ndërsa markat e mëdha ndërkombëtare të hotelerisë po zgjerojnë praninë e tyre përmes investimeve në struktura të reja turistike. Hapja e shumëpritur e Aeroportit të Vlorës këtë verë pritet të krijojë një pikë të re hyrjeje...