Teatri Kombëtar i Kosovës hap audicion për shfaqjen “Romeo dhe Zhulieta”
Teatri Kombëtar i Kosovës ka shpallur audicion për projektin e tij më të ri teatror, “Romeo dhe Zhulieta” nga William Shakespeare, me regji të Ilir Bokshit. Audicioni është i hapur për interpretimin e roleve të Jeskalit, Parisit, Merkutit, Benvolit, Tibaltit, Fratit Xhon, Samsonit, Baltazarit, Gregorit, Pjetrit, Abrahamit, Farmacistit, Muzikantëve, Pazhit, Oficerit dhe Korit. Sipas njoftimit, audicioni është i hapur për aktorë dhe aktore deri në moshën 35 vjeç. Kandidatët duhet të paraqiten 20 minuta para orarit të caktuar për nxehje fizike dhe ushtrime grupore, të jenë të veshur me rroba të përshtatshme për aktivitet fizik, të demonstrojnë aftësi bazë të intonacionit dhe ritmit, të interpretojnë dy këngë të zgjedhura në stile të ndryshme, si dhe të realizojnë një interpretim të shkurtër skenik sipas udhëzimeve të...
Burimi:
kultplus.com