Të rinjtë drejt filmit, studentët trajnohen për profesionet e reja të kinematografisë shqiptare

Të rinjtë drejt filmit, studentët trajnohen për profesionet e reja të kinematografisë shqiptare

“Bota e filmit për mua është një mënyrë për të treguar veten dhe për të dhënë një mesazh. Mendoj se në Shqipëri ka nevojë për kineastë të rinj, jo vetëm për regjisorë, por edhe skenaristë”, tha studentja Sara Zeneli. Sara Zeneli është një nga 25 studentët që janë bërë pjesë e Punëtorive Krijuese për Profesionet e Reja në Kinematografi, një projekt i financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe mbështetur nga Fakulteti i Artit Skenik që synon formimin praktik dhe teorik të studentëve dhe profesionistëve të rinj në fushën e filmit. Florjan Brahimin thotë se ky trajnim po e ndihmon drejt konceptimit të punimit me të cilin do të përmbyllë masterin në Universitetin e Arteve. “Ka një qasje interesante ndaj mënyrës së kompozimit të rregullave...