’Syri i bukur që t’u mvrenjt’

’Syri i bukur që t’u mvrenjt’

Poezi nga Lasgush Poradeci Syri-i bukur që t’u mvrenjt –Syri yt që më lëndonDo me lerë-a von a shpejt,Do me lerë-a shpejt a von. Sapo shpirti m’u dëlir –Shpirti im i nxirë krejt –Do më lerë me pahirSyri-i bukur që t’u mvrenjt. E do mbetem përnjëmendVarfanjak si mbret pa fron:Mbretëresha që më çmend Do më lerë-a shpejt a von.Do më lerë-a von a shpejt,Do më lerë-a shpejt a von,Syri i bukur që t’u mvrenjt –Syri yt që më lëndon. Do meë lerë… A! po si –Qoftë-ahere-ose tani –Do të qaj aq dashuriQë të humb me mall të ti? Mua mendja s’ma kupton,Mua syri s’ma vështron,Pa fillon edhe vajton,E kullon, kullon, kullon: Mall! o mall! që vjen e shkon!…/KultPlus.com