Sot kujtohet aktorja legjendare Barbara Stanwyck në përvjetorin e lindjes

Sot kujtohet aktorja legjendare Barbara Stanwyck në përvjetorin e lindjes

Sot shënohet përvjetori i lindjes së aktores amerikane Barbara Stanwyck, një prej emrave më të njohur të kinemasë klasike hollivudiane. E lindur më 16 korrik 1907 në Bruklin të Nju Jorkut, Stanwyck ndërtoi një karrierë të suksesshme që zgjati rreth gjashtë dekada. Ajo interpretoi në 86 filma dhe më pas vazhdoi me sukses edhe në televizion, duke u vlerësuar për talentin, natyrshmërinë dhe shkathtësinë në role të ndryshme. Gjatë karrierës së saj u nominua katër herë për çmimin Oscar, ndërsa fitoi tre çmime Emmy, një Golden Globe dhe një Oscar nderi për kontributin e jashtëzakonshëm në kinematografi. Barbara Stanwyck mbetet një nga figurat më të rëndësishme të filmit amerikan, me role të paharrueshme në filma si “Stella Dallas”, “Double Indemnity”, “The Lady Eve” dhe “Sorry,...