Sonte në Pejë koncerti “Northern Echoes”, bashkohen në skenë Defrost Youth Choir dhe Kori Siparantum

Sonte në Pejë koncerti “Northern Echoes”, bashkohen në skenë Defrost Youth Choir dhe Kori Siparantum

Kisha Katolike “Shën Katerina” në Pejë do të mirëpresë sonte, duke filluar nga ora 20:30, koncertin “Northern Echoes”, një mbrëmje e veçantë muzikore që bashkon në skenë Defrost Youth Choir nga Norvegjia dhe Korin Siparantum nga Kosova. Nën dirigjimin e Thomas Caplin dhe Memli Kelmendit, dy ansamblet korale do të interpretojnë një program të pasur me vepra të autorëve nordikë, evropianë dhe bashkëkohorë, përcjell KultPlus. Defrost Youth Choir, i konsideruar një nga koret rinore më të vlerësuara të Norvegjisë, do të prezantojë repertorin e tij karakteristik, të formësuar nga vizioni artistik i dirigjentit Thomas Caplin, një prej emrave më të njohur të dirigjimit koral në botë. Ndërkaq, Kori Siparantum, i njohur për sukseset e tij në skenën ndërkombëtare, do të sjellë një përzgjedhje veprash që...