Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sondazhi zbulon nga vijnë turistët e huaj në Shqipëri, cili shtet kryeson listën

Sipas një sondazhi të realizuar nga Data Centrum, i diskutuar në emisionin “Now me Erla Mëhillin”, është zbuluar edhe përbërja sipas shtetësisë e turistëve të huaj që kanë vizituar Shqipërinë. Sondazhi, i zhvilluar me 1000 turistë, tregon se pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj vijnë nga Europa. 83% e të intervistuarve janë nga vendet europiane, ndërsa 8% nga Azia, 3% nga Oqeania, 3% nga Amerika e Veriut, 2% nga Amerika e Jugut dhe 1% nga Afrika. Sipas ndarjes sipas shteteve, Franca renditet në vendin e parë, me 17% të turistëve të intervistuar. Në vendin e dytë renditet Italia me 13%, ndërsa Gjermania me 12%. Ndërkohë, 12% e të intervistuarve janë përfshirë në kategorinë “të tjerë”, ku përfshihen turistë nga shtete të ndryshme që...