“Singular” shpallet Filmi më i Mirë në festivalin “Dea Open Air” në edicionin e 13-të

“Singular” shpallet Filmi më i Mirë në festivalin “Dea Open Air” në edicionin e 13-të

Festivali ndërkombëtar i filmit “Dea Open Air” mblodhi këtë vit 40 filma nga 25 vende të botës. Festivali shpalli fituesit e edicionit të 13-të, në një ceremoni gala të zhvilluar në amfiteatrin e Universitetit të Arteve në Tiranë. Singular (Unik)- Alberto Gastesi (Spanjë / Finlandë, 2025) u vlerësua si Filmi më i Mirë, mes tre prodhimeve kinematografike të nominuara Gülizar- Turqi, 2025 dhe Jet Lag in Summer (Verë pa Orë)- Kinë / Hong Kong / SHBA, 2025. Ky event bëri bashkë trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë, kineastë, artistë, gazetarë, studiues dhe studentë, të cilët jo vetëm besojnë në fuqinë e kinemasë, por mundësojnë dialog, reflektim dhe mirëkuptim. “Dea me këmbëngulje nuk ndjek trende, por investohet te konsolidimi i profilit të vet, si festival...