Sinan Vllasaliu solli një mbrëmje plot ritëm dhe nostalgji në Prishtina Gastronomy Festival

Sinan Vllasaliu solli një mbrëmje plot ritëm dhe nostalgji në Prishtina Gastronomy Festival

Prishtina Gastronomy Festival vazhdoi mbrëmë me një tjetër natë të mbushur me muzikë dhe atmosferë festive, ku protagonisti i mbrëmjes ishte këngëtari i mirënjohur Sinan Vllasaliu. Në sheshin “Adem Jashari”, qindra qytetarë dhe vizitorë u mblodhën për të shijuar koncertin e artistit, duke e shndërruar edhe natën e tretë të festivalit në një festë të madhe të muzikës dhe gastronomisë, shkruan KultPlus. I pritur me duartrokitje të ngrohta, Vllasaliu solli në skenë një repertor që ndër vite është bërë pjesë e kujtesës muzikore të publikut shqiptar. Interpretimet e tij u shoqëruan nga zëra të shumtë që këndonin bashkë me artistin, ndërsa atmosfera u bë edhe më e veçantë nga energjia që mbizotëroi gjatë gjithë koncertit. Gjatë mbrëmjes, Sinan Vllasaliu interpretoi disa prej këngëve të tij...