Shuhet akademiku Rexhep Qosja, la gjurmë të forta si studiues, kritik letrar dhe shkrimtar

Shuhet akademiku Rexhep Qosja, la gjurmë të forta si studiues, kritik letrar dhe shkrimtar

Është shuar në moshën 89-vjeçare akademiku Rexhep Qosja, një nga figurat më të rëndësishme të mendimit kritik dhe albanologjisë shqiptare. I lindur në vitin 1936, ai ndërtoi një profil të spikatur si studiues, kritik letrar dhe shkrimtar. Për dekada me radhë, veprat e tij u kthyen në referencë për analizën e letërsisë shqipe dhe zhvillimeve kulturore, ndërsa kontributi në albanologji mbetet ndër më të rëndësishmit në këtë fushë.Lexo edhe :Related Posts Rexhep Qosja u dallua për qëndrime të forta dhe të drejtpërdrejta, duke u bërë një zë i rëndësishëm në debatet për identitetin, historinë dhe çështjet kombëtare. Pikërisht kjo qasje e drejtpërdrejtë dhe kritike e vendosi Rexhep Qosen shpesh në qendër të polemikave publike. Ai nuk hezitoi të përballej me figura dhe institucione, duke ngritur...