Shtëpia ku lindi i madhi Faik Konica në harresë, thirrje që të kthehet në muze
Kjo është shtëpia ku ka lindur Faik Bej Konica, në fshatin Konicë të Greqisë, e cila sot është tërësisht e dëmtuar, e lënë në harresë dhe në rrezik rrënimi. Godina, e njohur si shtëpia e Hysen Bej Shishkos dhe e identifikuar si e tillë edhe nga institucionet përkatëse greke, sot është e mbuluar nga shkurret dhe pa asnjë ndërhyrje restauruese. Beqir Potka, një nga 17 filantropët shqiptarë që kontribuoi në rikthimin e eshtrave të Faik Konicës në Shqipëri, thotë se gjendja e kësaj godine është shqetësuese. Ai kërkon që institucionet shqiptare të nisin negociata me autoritetet greke për restaurimin e saj, ndërsa financimi, sipas tij, mund të sigurohet nga komuniteti shqiptar në Shtetet e Bashkuara. “Për atë burrë kaq të madh që mbajti lart emrin...
Burimi:
kultplus.com