Shpërthimi në Kosovë/ Përgatitja që bëri Mehmet Shehu dhe porosia e Enver Hoxhës

Shpërthimi në Kosovë/ Përgatitja që bëri Mehmet Shehu dhe porosia e Enver Hoxhës

Pas demonstratave studentore të Universitetit të Prishtinës në mars 1981 dhe më pas, në prill, përhapur në të gjithë krahinën dhe në tërë shtresat e popullit, kur panë që Shqipëria nuk mbajti qëndrim neutralizues, por u bashkua me kërkesat e manifestuesve, mes të cilave (dhe më kryesorja) qe Kosovës t’i jepej statusi i republikës brenda Federatës Jugosllave, krahu radikal i Beogradit vuri në lëvizje “asin” e rrugëdaljes prej situatave të vështira: ministrin e Brendshëm Franjo Herleviç. Rankoviçian në traditën e tij politike dhe po ashtu në identitetin profesional dhe psikologjinë e vet, ai kreu llojin e zgjidhjes së gjendjes nëpërmjet “hedhjes së patates së nxehtë”. Tensionin e brendshëm të krijuar me shqiptarët e Kosovës dhe shqetësimin e një pjese të madhe të opinionit ndërkombëtar, se...