“Shkronjëtore e gjuhës shqipe”, libri i Sami Frashërit që shërbeu si gramatika e parë e shqipes
Përmes ciklit “Relike që rrëfejnë”, Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë prezanton artefakte nga fondi i tij, për të rrëfyer historinë. Një prej tyre është libri “Shkronjëtore e gjuhës shqipe”, të cilin Sami Frashëri e publikoi në vitin 1886 në Bukuresht. Vepra ishte botim i shoqërisë patriotike “Dëshira” dhe që shërbeu si gramatika e parë sistematike e gjuhës shqipe. Ky vëllim prej 128 faqesh, me përmasa 173×117 mm, synonte sistemimin e rregullave të shkrimit dhe të folurit në një periudhë kur gjuha shqipe ende nuk kishte një normë të unifikuar arsimore. Libri ka qenë pjesë e fondit të ekspozuar në Pavijonin e Rilindjes Kombëtare në Muzeun Historik Kombëtar, ku shërbente si dëshmi materiale dhe dokumentonte momentin historik kur shqipja nisi të shkruhej me rregulla të njëjta...
Burimi:
kultplus.com