Shkencëtari shqiptar Nikolla Qafoku zgjidhet anëtar i Washington State Academy of Sciences
Prof. dr. Nikolla (Niko) Qafoku është zgjedhur anëtar i Washington State Academy of Sciences (WSAS), një nga vlerësimet më të rëndësishme për studiuesit me kontribute të spikatura në zhvillimin e shkencës dhe shoqërisë. Akademia e Shkencave e Shqipërisë e ka përgëzuar profesorin për këtë arritje, duke vlerësuar punën e tij shumëvjeçare në fushën e shkencave të mjedisit. Qafoku është një nga pesë studiuesit e Pacific Northwest National Laboratory (PNNL) që u përzgjodhën këtë vit në WSAS, falë kërkimeve të tij mbi mbrojtjen e tokës dhe ujërave, rehabilitimin e zonave të ndotura, bujqësinë e qëndrueshme dhe proceset e dekarbonizimit. Studimet e tij mbi transportin dhe sjelljen afatgjatë të elementeve radioaktive dhe metaleve në tokë dhe ujërat nëntokësore kanë ndikuar në hartimin e strategjive për rehabilitimin mjedisor,...
Burimi:
kultplus.com