Shkëmbinjtë vullkanikë, nga duart e artizanëve drejt sofrave
Në rrethin Salihli të Manisës në Turqi, shkëmbinjtë vullkanikë brenda kufijve të Gjeoparkut Global të UNESCO-s përpunohen sipas traditës së poçarisë, e cila është përcjellë brez pas brezi, duke u shndërruar në enë balte dhe tava rezistente për gatim. Shkëmbinjtë vullkanikë të nxjerrë nga zona e gjeoparkut transportohen nga burrat e lagjes në shtëpi, ku grimcohen në makineri bluarëse derisa kthehen në pluhur. Ky pluhur përzihet me argjilën e nxjerrë nga shtretërit e lumenjve për të përgatitur baltën. Gratë, në tezgat e vendosura në oborret e shtëpive të tyre, i japin formë baltës dhe prodhojnë enët e gatimit dhe poçet, ndërsa burrat merren me pjekjen dhe tregtimin e tyre. Falë qëndrueshmërisë dhe shkëlqimit natyror që siguron struktura vullkanike, produktet nuk kanë nevojë për proces shtesë...
Burimi:
kultplus.com