Sharon Osbourne në përvjetorin e vdekjes së Ozzy-t: Kujtojeni duke e lëshuar muzikën sa më fort

Sharon Osbourne në përvjetorin e vdekjes së Ozzy-t: Kujtojeni duke e lëshuar muzikën sa më fort

Në përvjetorin e parë të vdekjes së legjendës së heavy metalit, Ozzy Osbourne, bashkëshortja e tij, Sharon Osbourne, u ka bërë thirrje fansave ta kujtojnë artistin duke dëgjuar muzikën e tij “sa më fort të jetë e mundur”. Në një intervistë emocionale për BBC, Sharon tha se dëshira e Ozzy-t ishte që njerëzit ta kujtonin për humorin, sinqeritetin dhe energjinë e tij. “Siç do të thoshte Ozzy: ‘Kur të doni të më kujtoni, lëshojeni muzikën shumë fort, sa më fort që mundeni, dhe tundni kokën (headbang)’“, tha ajo. Sharon e përshkroi bashkëshortin e saj si një njeri autentik, që nuk përpiqej kurrë të ishte dikush tjetër. “Ai ishte i sinqertë, me zemër të madhe dhe jashtëzakonisht qesharak. Edhe pas debateve më të mëdha, përfundonim duke...