“Shame and Money” drejt Oscars 2027, fituesi i Sundance siguron kualifikimin

“Shame and Money” drejt Oscars 2027, fituesi i Sundance siguron kualifikimin

Përmes një postimi është bërë e ditur se filmi “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është tashmë kandidat i kualifikuar për Oscars 2027, pas fitores së çmimit kryesor në Festivalin e Filmit Sundance. Filmi triumfoi me Grand Jury Prize – World Cinema Dramatic në edicionin e vitit 2026 të Sundance, një vlerësim që i ka hapur rrugën drejt garës për çmimet prestigjioze të Akademisë. “Shame and Money” trajton historinë e një familjeje kosovare që përballet me vështirësi ekonomike, zhvendosjen dhe përpjekjen për të ruajtur dinjitetin përballë kushteve të vështira të jetës. Suksesi në Sundance dhe tashmë kualifikimi për Oscars 2027 e vendosin filmin e Morinës në vëmendjen e skenës ndërkombëtare të kinematografisë, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për kinemanë kosovare./KultPlus.com