Shaban Demiraj, patriarku i gjuhës shqipe
I cilësuar nga kolegët “patriarku i gjuhës shqipe” kujtohet sot në përvjetorin e ndarjes së tij nga jeta (30 gusht 2014) akademiku, gjuhëtari dhe anëtari i ASHSH dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Shaban Demiraj. I lindur në Vlorë më 1 janar 1920, ai kreu shkollën e mesme (Medresenë) në Tiranë dhe studimet e larta në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë në Institutin Pedagogjik 2-vjeçar (1946–1948) e më pas në Institutin e Lartë Pedagogjik (1954–1955). Në vitet 1948–1954 punoi si mësues në disa shkolla të mesme (Gjirokastër, Tiranë). Në vitin 1954 filloi punën si pedagog në Institutin e Lartë Pedagogjik e më pas në Universitetin e Tiranës, ku shërbeu deri në vitin 1990. Gjatë kësaj periudhe, në vitet 1962–1989 ka qenë...
Burimi:
kultplus.com