“Seven Seas Splendor” me 650 turistë mbërrin për herë të parë në Portin e Durrësit
Anija turistike “Seven Seas Splendor”, pjesë e kompanisë Regent Seven Seas Cruises, ka mbërritur për herë të parë në Portin e Durrësit, me rreth 650 pasagjerë në bord. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga mbërritja e turistëve në port. “Anija turistike e kompanisë Regent Seven Seas Cruises mbërriti me rreth 650 turistë. Përfaqësuesit e kompanisë vlerësuan kushtet dhe facilitetet e ofruara në port, ndërsa vizita u shënua me ceremoninë tradicionale “Maiden Call””, shkruan Rama. Kompania Regent Seven Seas e ka përfshirë prej vitesh Durrësin në itineraret e saj turistike, ndërsa këtë sezon risia lidhet me imbarkimin nga Porti i Durrësit të 80 pasagjerëve nga vende të ndryshme. Përfaqësuesit e kompanisë kanë vlerësuar kushtet dhe facilitetet e ofruara në port për pritjen dhe...
Burimi:
kultplus.com